Rreth Nesh

CANAJ Prodhim dhe Distribucion

Është një biznes familjar i themeluar nga Samir Canaj në vitin 1994 në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Ne e filluam biznesin tonë si një kompani distribucioni në industrinë e ushqimeve dhe pijeve. Në vitin 2020, Canaj sh.p.k ndërton fabrikën “CANAJ FACTORY” në Bjeshkët e Malësisë së Madhe, Tamarë.

    Jemi të specializohemi në:
  • •Përpunimin e frutave (me bërthamë dhe pa bërthamë)
  • •Prodhimin e koncentratit të frutave
  • •Prodhimin e lëngjeve të frutave (me pulpë dhe pa pulpë)
  • •Prodhimi i salcës së domates
  • •Prodhimi i reçelit dhe marmelatës
  • •Mbushje dhe ambalazhim Uji nga burimi

Fabrika ndodhet në një zonë malore, me një klimë të pastër dhe të pasur me burime ujore.
Uji buron në një lartësi 1561 m mbi nivelin e detit nga vargmalet e Alpeve Shqiptare, Maja e Sokolit, Shkodër, Shqipëri.

Ne përdorim ingredientët e cilësisë më të lartë në produktet tona. Frutat që përpunohen për linjën tonë të prodhimit vijnë nga plantacione organike në afërsi te fshatrave. Frutat rriten me shumë përkujdesje dhe angazhim.
Në fabrikën tonë përpunohen fruta të tilla si: kumbulla, luleshtrydhe, mollë, portokall, vishnje, pjeshkë, shega, boronica, fiq, ...etj. Ne gjithashtu përpunojmë domaten.
Të favorizuar nga lokacioni i fabrikës sonë ne përpunojmë dhe fruta të egra si: boronica, manaferre, dhe shega.

CANAJ Production & Distribution është certifikuar në ‘Standard EN-ISO 22000: 2018’ dhe ‘EN-ISO 22000: 2005’, gjithashtu është i implementuar sistemi HACCP ‘Standard UNI 10854: 99’.
Kompania është në përputhje me të gjitha rregulloret e zbatueshme të Sigurisë Ushqimore dhe Mjedisit në Shqipëri dhe BE.

Sigurimi dhe Kontrolli i Cilësisë

Kompania ka laboratorin e saj të brendshëm për të testuar lëndët e para dhe produktet përfundimtare, në mënyrë që të sigurohet se cilësia është brenda kufijve të pranueshëm dhe në përputhje me rregulloret përpara se të shpërndahet në tregun tonë vendas ose të eksportohet jashtë Shqipërisë.

Origjina e markës
tonë

'Tamara' ka marrë emrin e fshatit Tamarë, në veri të Shqipërisë. Kjo zonë është e njohur për ujërat e saj të pijshëm që rrjedhin nga burimet e alpeve tona.
Simboli i përdorur në logo është rikrijim i një imazhi që gjendet i ilustruar në brezin e kostumit tradicional kombëtar të Malësisë së Madhe, të quajtur Xhubleta.
Xhubleta është një fund tradicional, në formë këmbaneje, me lidhje të forta historike në veri të Shqipërisë.
‘Tamara’ Bottle, The symbol, the layout of the label and the shape of the bottle emulates the lines of the Xhubleta. Other elements that are as important as the Xhubleta are: Tamara bridge, the wild goat, the oak tree and the yellow flower that grows near the water areas.